Policia: Personi i vrarë te gjimnazi në Mitrovicë, nuk është nxënës

Policia: Personi i vrarë te gjimnazi në Mitrovicë, nuk është nxënës

Personi që është vrarë në afërsi të gjimnazit “Frank Bardhi” në Mitrovicë, nuk është nxënës ai asnjë shkolle.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se viktima është i moshës rreth 22 vjeçar.

Zahiti ka bërë të ditur se një person është arrestuar si i dyshuar për vrasjen./Insajderi.com