Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, i është kundërpërgjigjur Dardan Sejdiut të Lëvizjes Vetëvendosjes, për deklaratën e tij kur tha se “Kadri Veseli nuk është figura unifikuese për kryetar të Kuvendit të Kosovës”.
Ajo fillimisht ka folur për mandatin që ka siguruar Sejdiu në kuvendin e Kosovës, ajo ka thënë se Sejdiu mbetët më i butë se “shoku i ti Skënderbeu”.
“Ani, mirë e ka, pasi tash ka fituar edhe mandatin e deputetit, ky ma i butë se ai shoku i tij “Skenderbeu” ( baba i tij me alltia u endeke në Kosovën e vrarë të viteve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij)”, ka shkruaj ajo.
Ajo më tutje ka shkruar se nëse “nënën e Sejdiut, gjyqtare e dhunshme e Millosheviqit në Kosovë, duke punuar deri në 1999, me kanë me nxënë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të gjallë atëherë, nuk dihet a i kishin lëshuar të gjallë ndonjëherë prej gjyqit serb ku ka punuar. E lëre ma kryetar shteti apo kryeparlamentar”.