Bashkësia Islame nuk ka arritur ende të marrë lejë për ndërtimin e Xhamisë së re në Komunën e Prishtinës ani pse projektin e kësaj Xhamie e ka bërë tash e sa kohë.
Lidhur me ndërtimin e Xhamisë së re është mbajtur sot një takim mes të parit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnava.
Ani pse detajet nuk janë ofruar për mediet Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka arritur ta bind komunën e Prishtinës për ta marrë lejen e ndërtimit.
Por pavarësisht kësaj Bashkësia Islame shprehet e bindur se së shpejti BIK-u do të furnizohet me leje dhe do të mund të fillojë ndërtimin e Xhamisë.
Resul Rexhepi , nga BIK-u për Insajderin është shprehur i bindur se shumë shpejtë komuna do të i jap BIK-ut leje ndërtimi për Xhaminë e re.
“Leja për ndërtimin e Xhamisë nuk është dhënë por do të jepet në të ardhmen e afërt”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se brenda 10 ditëve pritët mbahet mbledhja e kuvendit Komunal ku edhe do prezantohet programi për ndërtimin e Xhamisë.
“Do të diskutohet në kuvendin komunal brenda 10 ditëve dhe pastaj do shihet”, ka thënë ai.
Në anën tjetër edhe Komuna e Prishtinës, ka konfirmuar se në mbledhjen e ardhshme të kuvendit Komunal, BIK-u do të prezantoj projektin për Xhaminë e re.
“Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, Bashkësia Islame do të prezantojë projektin e Xhamisë si dhe do të diskutohen çështjet e ngritura nga diskutimet e përbashkëta”, ka thënë Adonis Tahiri, Zyrtar për medie në Komunën e Prishtinës./Insajderi.com