
Grupi i qytetarëve #protestoj, që janë duke protestuar kundër krimit dhe korrupsionit pas publikimit të të përgjimeve të Dosjes së Shefava nga Gazeta Insajderi, sot do të zhvillojë një aksion simbolik te zyra e Prokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi.
Mediat do të takohen me grupin e qytetarëve te sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar më pas në drejtim të zyrës së Prokurorit të Shtetit.
Ky grupim i qytetarëve kanë organizuar edhe dy protesta tjera, para këtij aksion, gjithashtu kanë paraljmëruar se protesta e radhës do të mbahet ditën e hënë. /Insajderi.com