
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka thënë se nesër do të fillojë ndërtimi i një strukture të re të fortë betoni në vend të murit i cili u largua të dielën.
Rakiq ka thënë se do të ndërtohet një mur tjetër i cili do të ketë një lartësi prej 70 centimetra dhe një gjerësi prej 120 centimetra, i cili sipas tij, do të ofrojë siguri për e qytetarët e Komunës së Mitrovicës, shkruan agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’.
Muri i ndërtuar gjatë dhjetorit të vitit të shkuar, u rrënua dje pas një marrëveshjeje të arritur në mes të Qeverisë së Kosovës, kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq, dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve./Insajderi.com