Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë votat e mjaftueshme në Kuvend për t’u zgjedhur kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Haradinaj ka marrë votën e 62 deputetëve, derisa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së janë larguar nga salla.
Para votimit, Haradinaj ka prezantuar kabinetin qeveritar. Kabineti i Qeverisë Haradinaj përbëhet nga këta emra:
Zëvendëskryministër i parë Behgjet Paoclli
Zëvendëskryeministër Enver Hoxhaj
Zëvendëskryeministër Fatmir Limaj
Zëvendëskryeministër Dardan Gashi
Zëvendëskryeministër Dalibor Jevtiq
Ministër i Forcës së Sigurisë Rrustem Berisha
Ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj
Ministria e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj
Ministër i Financave Bedri Hamza
Ministër i Shëndetësisë Uran Ismaili
Ministër i Kulturës dhe Sportit Kujtim Gashi
Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj
Ministre e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha
Ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri
Ministër i Arsimit, Shyqyri Bytyqi
Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj
Ministër i Diasporës, Daradan Gashi
Ministër i Bujqësisë, Nenad Rikado
Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq
Ministër i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri.
Kreu i AAK-së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.