![“Ramush Haradinaj, një kryeministër nervoz”](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2016/07/HARADINAJ-33-730x440.jpg)
“Kryeministri Ramush Haradinaj po provon të shuajë zjarrin por pa e ditur me çfarë mjete dhe çfarë kosto”.
Kështu e pasqyron opinionisti Imer Mushkolaj figurën e kryeministrit në javën e tij të parë të punës në krye të ekzekutivit.
Vizitat e mbrëmjes, Mushkolaj thotë se bëhen më shumë si veprime që i shërbejnë marrëdhënieve me publikun dhe jo se janë gjithaq produktive.
“Shumë lehtë mund t’i fillojë ato vizita në mëngjes”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
“Ditët e para është jashtëzakonisht shumë nervoz, e pamë dje edhe në komunikim me gazetaren pasi pritjet e njerëzve janë shumë të mëdha. Ky do të ketë monitorim më shumë çdo kryeministër deri tash sepse këtë e ka arritur duke bërë premtime të mëdha, ka folur fjalë të mëdha. Sikur e ka edhe ai bindjen se të gjithë po presin se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.