Kosova nuk ka arritur të futet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale - Interpol, sipas ministrit të Punëve të Jashmte të Serbisë, Ivica Daçiq.
Ivica Daçiq ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i Interpolit e ka refuzuar sot kërkesën e Kosovës për pranim në Interpol.
“Edhe pse Kosova është përgatitur dhe kishte dërguar notë të gjitha shteteve anëtare, Këshilli i Përgjithshëm i Interpolit ka refuzuar të gjitha kërkesat për ta vendos si pikë të rendit të ditës në seancë”, ka thënë Daçiq, shkruan agjencia e lajmeve e Serbisë Tanjug.
Shefi i diplomacisë serbe ka rikujtuar se Kosova edhe në prillin e vitit 2015 ka bërë kërkesë për anëtarësim por deri më sot Interpoli nuk e ka pranuar atë.
Siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme Daçiq vlerësoi se në këtë mënyrë vërtetohet edhe një herë se hapat e njëanshëm të Kosovës rreth anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare nuk e kanë mbështetjen që e kishin çka sipas tij është edhe rezultat i aktiviteteve diplomatike të Serbisë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se ministri Skender Hyseni, me ftesë të drejtorit ekzekutiv të Interpol-it, ka udhëtuar në Indonezi, në krye të një delegacioni, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 85 të Interpol-it, e cila do t’i zhvilloj punime nga sot deri më 10 sot. /Insajderi.com