
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se ka përfundon procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI.
“Të 120 deputetët e Kuvendit i janë nënshtruar këtij procesi, i nevojshëm për administratën e Kuvendit”.
Regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka filluar me 26 korrik dhe ka mbaruar me 28 korrik sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit.
Mirëpo ai ka zgjatur edhe dy ditë tjera pasi që deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk e kanë bërë me kohë. /Insajderi.com