Njëra nga gratë e dhunuara të luftës së Kosovës, gjatë viteve 1998-99, ka rrëfyer se pasojat e atij dhunimi seksual nga forcat paramilitare serbe i ndien edhe ditëve të sotme.
Gruaja, e paidentifikuar, në një intervistë për emisionin “Zona Express” ka thënë se atë dhunim e kishte parë me sy edhe djali i saj.
E për këtë, ajo thotë se i është larguar djali, i cili siç tregon ajo, nuk i flet.
“Me djalë të madh jo, qe tri vite djali më është largu, unë si evlad e dua por ai nuk më do mu. Por edhe ai me kohë është tu e kuptu. Me kohë ka me e kuptu”, rrëfen ajo.
“Djalin tim e kanë rëndu shumë thashethemet”
Gruaja e dhunuar në luftë tregon se djali i saj kishte tentuar ta godiste atë disa herë, pasi nuk e pranonte që nënës së tij i kishte ndodhur një gjë e tillë.
“Ka ba lazëm ka qu dorë djali me më ra, 13 vjet djali”, thotë ajo.
Gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-99 nga forcat ushtarake serbe janë dhunuar 20-mijë femra shqiptare dhe nuk është akuzuar asnjë përgjegjës për këto akte. /Insajderi.com