Sami Kurteshi: Ministrja Hoxha është kultivuese e kurvërisë politike

Sami Kurteshi: Ministrja Hoxha është kultivuese e kurvërisë politike

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka vazhduar me polemika kundër ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, duke e quajtur atë si ‘kultivuese të kurvërisë politike’.

Kurteshi ka thënë se, ministrja Hoxha, jo vetëm që nuk meriton një kërkimfalje, por meriton çdo përbuzje politike e shoqërore që mund të bëhet.

Ditë më patë, Kurteshi e kishte quajtur ‘lopë’ ministren e Drejtësisë, derisa ajo fliste në një intervistë në mediet vendore.

Por Kurteshi nuk e ka parë si fyerje këtë, duke thënë se “është tepër e butë për të, për veprimet e saj politike”.

“Po e tërheq fjalën lopë dhe po i them hienë, ashtu si janë edhe padronët e saj politikë:, ka shkruar Kurteshi në llogarinë e tij në facebook.

Ndaj gjuhës së Kurteshit dje ka reaguar edhe Grupi i Grave të PDK-së. Por ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deiu-Kodra, e cila nuk shpëtoi pa u cilësuar si ‘lopë’.

Ishte Nazlie Bala nga Sekretariati i Gruas së Vetëvendosjes që e cilësoi deputeten Deliu-Kodra si lopë.

“Shumë e lopa kullotë badihava”, kishte shkruar Bala në facebook përderisa e kishte shpërndarë reagimin e deputetes Deliu-Kodra e cila e kundërshtonte gjuhën e përdorur nga Sami Kurteshi.

Postimi i plotë i Sami Kurteshit:

“U mbars mali, polli një mi”

Në reagimin tim në intervistën e ministres së drejtësisë të Republikës së Kosovës në emisionin Rubikon të Ktv para dy ditësh, kanë reaguar të shqetësuar edhe miqtë, por sidomos armiqtë politikë, ashtu si ka filluar t’i konsiderojë e trajtojë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje klika vrastare e pushtetit te kriminalizuar ne Kosovë.

Kjo ministre e ketij pushteti kriminal dhe vrastar, është një hienë e cila kultivon kurvëri politike të përzier me arrogancë dhe injorancë të neveritshme. Ajo jo vetëm që nuk meriton një kërkimfalje, por meriton çdo përbuzje politike e shoqërore që mund të bëhet. Nëse ajo me zell luan rolin e mashës së shefave të saj, për mbulimin e vrasjes së Astritit, atëherë duhet edhe të përballet me pasojat e rolit që luan. Unë e di se shumë miq të sinqertë e kanë ndier veten keq për shkak të fyerjes me fjalën lopë. Së pari, kjo nuk është fyerje për të dhe sojin e sorollopin e saj vrastar, po është tepër e butë për të, për veprimet e saj politike. Prandaj po e tërheq fjalën lopë dhe po i them hienë, ashtu si janë edhe padronët e saj politikë.

Së dyti, ajo në këtë rast është një person politik dhe gjinia e saj nuk luan asnjë rol, edhe pse ky soj i kriminelëve kanë një prirje të hermafroditizmit politik. Unë nuk kam mundur ta quaj gomar, ashtu si quhen shefat e saj të gjinisë mashkullore. Por meqenëse më shumë u pëlqen, atëherë le të mbetem hiena, pa caktim gjinie.

Prandaj, vajtimi për fyerjen e një femre, gruaje e apo nëne nga disa njerëz krejtësisht të sojit të saj, si hiena tjetër në rolin e Deputetes Kodra Deliu dhe bashkëveprimtare/ëve dhe bashkëmendimtare/ëve të saj hermafroditë, është shqetësim krejtësisht i rrejshëm në këtë rast, e më shumë në të vërtetë është kurvëri politike e një kaste pushtetore vrasëse.

Kjo ministre është trajtuar si çdo person tjetër, pavarësisht gjinisë, që është pjesë e këtij pushteti dhe klani kriminal e vrastar, ashtu si trajtohen të gjithë të tjerët, pa marrë parasysh rolet e tyre, të cila/ët sot në cilësinë e anëtarëve të pdk dhe ldk ende e mbajnë gjallë këtë klikë vrastare. Këta kanë filluar të vrasin kundërshtarët politikë me dorën e shtetit! Prandaj nuk mund të konsiderohen edhe mëtej kundërshtarë politikë. Këta, që sot mbajnë gjallë këtë pushtet kriminal, e kanë instaluar parimin kriminal të armiqësisë në politikë deri në vrasje të kundërshtarëve politikë që moti midis tyre, tani edhe kundër të Vetëvendosjes. Këtyre hienave u dhemb emërtimi me emrin e tyre të vërtetë – VRASËS! dhe jo gjinia apo gjë tjetër. Ta mbajnë me shëndet!/Insajderi.com