Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit i cili mbrëmë gjatë një diskutimi me protestuesit opozitar kishte thënë se “shqiptarët nuk e donë Amerikën”.
I nxitur nga reagimi i Melihate Tërmkolli, Selimi ka thënë se dihet botërisht kush është me Amerikën.
“Nëse doni ta dini kush është me Amerikën shihni qytetarët në shesh e nëse doni ta dini kush është me Rusinë shihni shefat e juaj në zyret e juaja”, ka thënë Selimi.
Ai ka komentuar edhe biografinë e Hashim Thaçit duke e cilësuar si “të rrejshme”.