Serbia e painformuar që Jabllanoviq është në krye të Listës Serbe

Serbia e painformuar që Jabllanoviq është në krye të Listës Serbe

Ministri serb i Punës, Aleksandër Vulin ka thënë se nuk ka asnjë informacion që ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq është përsëri në krye të Listës Serbe.

Vulin ka shtuar, se deputetët e Lëvizjes socialiste janë gjithmonë të mbështetur nga Qeveria e Serbisë.

I pyetur nëse Aleksandër Jabllanoviq është në krye të Listës Serbe ai tha, se nuk ka informacion për këtë lajm, por si do të jetë do e mbështesin fuqishëm atë.

Drejtori i zyrës për regjistrimin e subjekteve politike në Komisionin Qendror Zgjedhor në Kosovë, Miradi Mavriq ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Beta se sot i janë transferuar përgjegjësit e Slavko Simiq kryetarit të më hershëm Aleksandër Jabllanoviq.

Kujtojmë, se Jabllanoviq më parë ishte Ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës. Ai u shkarkua nga kryeministri Isa Mustafa në shkurt të 2015 pas deklaratës fyese ndaj nënave të Gjakovës, që i quajti “egërsira”.(lajmi.net)