Labinot Tahiri i jep përkrahje kësaj partie në Ferizaj

Labinot Tahiri i jep përkrahje kësaj partie në Ferizaj

Muharrem Sfarqa i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) do të shkoj në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratiket të Kosovës, (PDK), Agim Veliu.

Mirëpo për të marr më shumë përkrahje në zgjedhjet që do të mbahen më 19 nëntor, Sfarqa lidhi koalicion me degën e AKR-së në Ferizaj.

Gjatë një takimi Sfarqa së bashku me kryesuesin e degës së AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri nënshkruan marrëveshjen për të cilën kishin rënë dakord për zgjedhjet lokale.

Sfqara u shprej se “ne në këtë rast jemi dakorduar me liderin e AKR-së në Komunën e Ferizajt që të ju bëjmë ftesë të gjitha subjekteve politike që t’i bashkangjithen koalicionit tonë LDK-AKR sepse ka vend për të gjithë, ka thënë Muharrem Sfarqa nga LDK.

Ndërsa Tahiri u shpreh se cilido që fiton zgjedhjet lokale do t’i shërbej qytetarëve dhe dimrit do të hek borën.

“Pavarësisht a fiton Sfarqa a po ndokush tjetër unë do ta heki borën gjithë dimrin sepse më intereson interesi i gjithë qytetarëve dhe në këtë takim e falënderoj Lidhjen Demokratike të Kosovës që i ka bërë ftesë për koalicion Aleancës Kosova e Re”, ka thënë Labinot Tahiri./Insajderi.com