Bashkangjitja e Luginës së Presheëvs Kosovës është një synim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës që prej Referendumit të vitit 1992, por, duhet thënë se kompleksiteti i gjeografisë së Luginës së Preshevës: përbërja e përzier etnike e komunave, rëndësia që paraqesin autostrada dhe hekurudha ndërkombëtare e sidomos baza ushtarake “Jug” e cila gjendet në jug-lindje të Bujanocit janë elemente që vetëm e vështirësojnë një zgjidhje çfarë e dëshirojnë shqiptarët.
Është hera e parë që nga paslufta në Kosovë, që institucionet e saja (tash për tash presdidenti) po deklarohen haptas rreth të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke e lënë të hapur mundësinë që, përmes formulës së ndarjes, shkëmbimit apo korrigjimit të kufijve) Lugina e Preshevës t’i bashkangjitet Kosovës, që është synim i sajë i natyrshëm që nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992.
Është nxitur një seri reagimesh dhe kundërshtishë ndaj kësaj ideje, që është e pritshme pas një qëndrimi gati të betonuar të SHBA-ve dhe Bashkësisë ndërkombëtare për “mosndryshim të kufijve në Ballkan” dhe “domino efektit” që kjo mund të sjellë në Maqedoni dhe Bosnje e Hercegovinë.
Ajo që, nga kënvështrimi i Luginës së Preshevës, është me rëndësi del fakti i përfshirjes hapur të idesë për Luginën e Preshevës në bisedimet e Brukselit. Kërkesa e gjithë spektrit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës ishte dhe është përfshirja e cështjes së shqiptarëve në bisedimet me Serbinë, dhe gjetja e zgjidhjes për statusin e shqiptarëve të këtushëm përmes aplikimit të parimit të reciprocitetit me këtë shtet.
Nëse në procesin e Rambujesë dhe Parisit, edhe për shkak të faktit se Kosova ishte nën fkakët e luftës, nuk është pritur të insistohet që Lugina e Preshevës të ishte në tryezën e bisedimeve, procesi i Vjenës ishte një munmdësi që shkoi huq.
Tash, në fazën “finale” të dialogut me Serbinë, kur pritet nënshkruar një marrëveshje eventuale, insistimi që Lugina e Preshevës të jetë në tryezën e bisedimeve, besoj, është moment i duhur. Marrëveshja e re duhet të ndërtojë raporte të reja me këtë shtet, i cili ndaj Kosovës dhe shqiptarëve ka qëndrime armiqësore. Raportet e reja pashmangshëm duhet të përfshijnë edhe qasjen e re ndaj statusit politik të shqiptarëve në këtë rajon.
Kërkesa që Lugina e Presevës të jetë pjesë e bisedave finale me Serbinë në Bruksel është edhe kërkesë e miratuar nga Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të tri komunave-një trup politik ndërpartiak që koordinon qëndrimet politike të shqiptarëve në raport me kërkesat politike të tyre.
Mirëpo, edhe Deklarata politike edhe qëndrimet unike të përfaqësuesve politik shqiptarë të Luginës së Preshevës të shprehura në takimet me autoritet kosovare janë të qarta dhe unike: Të trajtohet Lugina e Preshevës si tërësi e jo përmes zgjidhjeve gjysmake, parciale dhe të imponuara, të cilat, në vend që të ofrojnë zgjidhje do të shkaktojnë katastrofa të reja humanitare. Kompleksiteti i gjeografisë së Luginës së Preshevës, përbërja e përzier etnike e komunave, rëndësia e autostradës dhe hekurudhës e sidomos bazës ushtarake “Jug” në jug-lindje të Bujanocit janë elemente që vetëm e vështirësojnë një zgjidhje cfarë e dëshirojnë shqiptarët.
Ideja e korrigjimit, për ne është atraktive në rast se ajo përfshinë të tërë 1264 km2 sa kanë territor komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Zgjidhjet parciale vecse mund të shkaktojnë ekzoduse të reja shqiptare dhe humbje të territoreve strategjike.
Lugina e Preshevës, në asnjë rast nuk ka kërkuar që të cënohen interesat territoriale dhe politike të Kosovës për hatrin e saj. Ajo kurë nuk ka dalë me idenë e cënimit të integritetit territorial të Kosovës apo edhe interesave strategjike të saja për favorin e vet. Lugina e Preshevës aspak nuk mund të fajsohet për gjendjen në Veri të Kosovës e as nëpër ato territore brenda Kosovës që Serbia i quan “enklavat e veta”. Lugina e Preshevës nuk është ajo që ka përcaktuar dhe zgjedhur negociatorët e Kosovës në këtë proces. Janë institucionet shtetërore të Kosovës që e kanë atë përgjegjësi. E jona është të bashkëpunojmë me ato institucione në interes të shqiptarëve këndej kufinit me Serbinë.
Lugina e Preshevës për 17 vite me radhë, prej përfundimit të konfliktit të armatosur më 2001, në vazhdimsi ka kërkuar që Kosova të marrë përgjegjësi më të mëdhaja për të drejtat e shqiptarëve në procesin e garantimit të të drejtave të serbëve brenda Kosovës (aprovimi i Planit të Presidentit Ahtisari dhe Kushtetuta e Kosovës). Sipas nesh, kjo ka qenë një mundësi e mirë e cila nuk është shfrytëzuar.
Spektri politik në Luginë të Preshevës, do të përkrahë gjitha idetë që çojnë në zgjidhje të kënaqshme dhe që krijojnë stabilitet afatgjatë në këtë pjesë të Ballkanit. Prandaj, edhe takimet e tona me zyrtarët më të lartë shtetërorë në Kosovë, sidomos me ata që po e udhëheqin dialogun me Serbinë janë domosdoshmëri.
Por, Lugina e Preshevës sigurisht do të kundërshtojë cilëndo zgjidhje e cila sjell parcilaizim të trungut etnik kombëtarë në këto komuna dhe sjell valë të reja refugjatësh. Prandaj, nuk ka dilemë se çdo shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e dëshiron bashkangjitjen me Kosovën, por, gjithë ne jemi të kujdeshmëm për shkak të detajeve që e vështirësojnë një zgjidhje të dëshirueshme.
Këtu vjen në shprehje ajo fjala e urtë “Kujdes me detajet, në to fle dreqi”.