Kampionati Evropian i sivjetmë është padyshim më i veçanti për shqiptarët meqë për herë të parë në këtë garë do të marrë pjesë edhe kombëtarja shqiptare. Interesimi i shtuar ka bërë që në dy sheshet kryesore të kryeqytetit – në sheshet Skënderbeu e Zahir Pajaziti – të organizohet ndjekja ‘live’ e ndeshjeve duke filluar nga sonte.
Në këto sheshe janë vendosur ekrane të mëdha dhe vende ku qytetarët do të mund të ulen dhe të freskohen me ndonjë pije.
Organizatorët kanë thënë se në këto lokacione do të transmetohen të gjitha ndeshjet gjatë Euro 2016.
Sonte në orën 21, Franca si nikoqire e kampionatit luan ndeshjen e parë kundër Rumanisë, ndërsa nesër Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Zvicrës.