Anulohet protesta e opozitës

Anulohet protesta e opozitës

Protesta opozitare e paraparë të mbahej të shtunën është anuluar.  Kështu ka njoftuar Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Pas konsultave që kemi bë, tu i ditë problemet në Kosovë, ne kemi vendos t’i kundërshtojmë këto por protesten e nesërme kemi vendosë me e shty për një datë të pacaktuar,” ka thënë Haradinaj.

Ai anulimin e protestës e ka lidhur me festën e Pashkëve duke thënë se protesta është shtyrë për shkak të “ndjesisë politike” dhe se “protestat nuk do t’i lidhim me festa.”

Megjithëse Vetëvendosje më herët njoftoi se konferenca ku foli Ramush Haradinaj ishte anuluar, aty mori pjesë edhe kryetari i këtij subjekti politik, Visar Ymeri.

Por, ai nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.

Në anën tjetër, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se protestat e opozitës do të vazhdojnë./Insajderi.com