Sulmohet bashkëshortja e Blerand Stavilecit

Sulmohet bashkëshortja e Blerand Stavilecit

Sot pas mesditës është sulmuar bashkëshortja e anëtarit të PDK-së, Blerand Stavileci. Këtë e ka konfirmuar edhe policia përmes një njoftimi.

Burime brenda policisë kanë thënë për Insajderin se bëhet fjalë për gruan e Blerand Stavilecit.

Kurse rastin e rrahjen e ka konfirmuar policia përmes një komunikate për media.

“V. S femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku ajo është sulmuar fizikisht nga  persona të dyshuar.

Policia thotë se, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, është  iniciuar rasti  lëndim trupor.

Insajderi ka provuar të marrë informacione edhe prej vetë Stavilecit, por nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike./Insajderi.com