
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova ka mbështetur propozimin e Enver Hoxhajt të PDK-së për një pauzë dy orëshe.
Kur udhëheqësi i seancës Adem Mikullovci kërkoi nga deputetët të votojnë, Teuta ngriti dorën pro propozimit.
Hoxhaj propozoi që pas dy ore të kthehen deputetët, pasi që sic tha ai, koalicionit PAN po i duhet kohë për t’u konsultuar në lidhje me kandidatin për kryeparlamentar.