Thaçi demantohet edhe nga ambasada e SHBA-së për drejtorin e Doganës

Thaçi demantohet edhe nga ambasada e SHBA-së për drejtorin e Doganës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pretendonte se zgjedhja e Bahri Berishës si drejtor i Doganave të Kosovës bazuar në memorandumin që qeveria e ka nënshkruar me Ambasadën Britanike ishte i jashtëligjshëm, sot është demantuar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Colleen Hayland, e ngarkuar me punë në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë ka dhënë sot mbështetje zgjedhjes së drejtorit të Doganave në Kosovë

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin zgjedhjen e Bahri Krasniqit në krye të Doganave të Kosovës”, ka thënë Hayland.

Mbështetja iu konfirmua në punëtorinë mbi etikën qeverisëse për Doganën e Kosovës, të organizuar nga Departamenti Amerikan për Tregti.

Ajo u shprehë se janë të kënaqur me punën dhe veçanërisht me nismën e Doganës për vendosjen e kamerave të brendshme.

“Perceptimi i publikut për korrupsion në dogana ka rënë ndjeshëm pasi që mendimi i opinionit publik për dogana se doganat ishin një ndër organizatat më të korruptuara tani ka ndryshuar dhe tani ato shihen si më së paku të korruptuara”, ka thënë Hoyland.

Thaçi ditë më parë i kishte dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit të cilit i kishte bërë me dije atij se zgjedhje e drejtorit të Doganës nuk ishte bërë sipas ligjeve në fuqi.

Ndërkohë që pretendimet e presidentit Thaçi se zgjedhja e Bahri Berishës ishte jashtëligjshme u demantua nga Ministria e Financave dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë. /Insajderi.com