Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ka folur për idenë e tij për korrigjim të kufirit me Serbinë, ka folur shkurt edhe për mundësinë e që përmendet shpesh: Bashkimin kombëtar.
“Edhe me idenë e bashkimit kombëtar me dalë do të ketë skeptik se do të thonë se Çamëria mbeti”, ka thënë Thaçi në Vizion Plus.
“Sa më shpejt që arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi më i afërt është Bashkimi Kombëtar”, është shprehur Thaçi. “Bashkimin e pretendojmë që ta kemi brenda familjes euro-atlantike”, ka shtuar ai pastaj.
Thaçi ka thënë se procesi i konsolidimit të shtetësisë së Kosovës duhet t’i interesojë edhe Shqipërisë.
“Shqipëria duhet të japë mbështetje institucionale dhe me Kushtetutë e ka që të interesohet për shqiptarët jashtë Shqipërisë.
Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Thaçi ka thënë se nëse nuk ndodh tash do të humbet një mundësi dhe do të vazhdojë status-quo.
“Normalizimi do të sjell njohjen nga Serbia dhe poashtu njohjen nga pesë vendet tjera të BE-së”, u shpreh ai.