Tre heronjtë shqiptar të bregdetit që dhanë jetën duke shpëtuar të tjerët

Tre heronjtë shqiptar të bregdetit që dhanë jetën duke shpëtuar të tjerët

Me 7 korrik të këtij viti, turistët nga Kosova kishin filluar sakrificën për më të dashurit e tyre. E para që kishte ‘thyer akullin’ kishte qenë një nënë nga Kosova me profesion psikologe.

Dua Dauti Kadriu 36 vjeçari kishte sakrifikuar jetën e saj duke provuar t’i shpëtoj fëmijët e saj nga dallgët e mëdha në Ulqin.

Ngjarja kishte ndodhur paditën e 7 korrikut kur fëmijët e Duas ishin në plazh, ndërsa u ngrit flamuri i kuq për rrezik nga dallgët. Familjarët e Duas treguan se më të parë këtë, ajo vrapoj për t’i shpëtuar fëmijët e saj, gjë të cilën e kishte bërë me sukses por vetë nuk kishte arritur të shpëtoj.

Ngjarja tjetër kishte ndodhur në Vlorë Kur beniamin Ferati, 24 vjeçar duke i shpëtuar dy vajza që ishin në rrezik kishte humbur jetën.

Lidhur me këtë rast ishte raportuar nga mediat shqiptare se i riu nga Tetova kishte pësuar një infarkt, por ajo që është e zyrtarizuar është se ai nuk kishte pasur asnjë problem me shëndetin.

Ferati kishte sakrifikuar vetën për të shpëtuar dy vajzat që ishin në rrezik.

Ndërsa pasditja e ditës së sotme ishte tragjike për kosovarin 35 vjecar nga Prishtina i cili ka humbur jetën duke e shpëtuar gruan e tij.

Një kosovari 35 vjeçar duke ‘luftuar’ për ta shpëtuar bashkëshorten e tij në plazhin e Velipojës ka humbur jetë.

Ngjarja me fatalitet është konfirmuar sot nga policia e Shkodrës

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Velipojës, sot rreth orës 16:15,njofton policia e Shkodrës./Insajderi.com