Ambasada Turke kërkon pesë vjet burg për Buzhalën

Ambasada Turke kërkon pesë vjet burg për Buzhalën

Turqia është një mbështetëse e madhe e Kosovës e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Kompanitë turke drejtojnë aeroportin e Prishtinës, kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe kanë bërë ndërtimin e dy autostradave në vlerë prej 2 miliardë euro.

Buzhala ka rreth 40 mijë ndjekës në Facebook, është pronar i portalit më të madh në Kosovë Gazetaexpress, me rreth një milion lexues në ditë, ka qenë kritikë ndaj kosovarëve që kanë shkuar për të luftuar për Shtetin Islamaik në Siri dhe Irak, e përshkruan Buzhalën gazeta Reuters.

Më 20 korrik ambasada turke në Prishtinë ka kërkuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës që të marrin masa ndaj komenteve që i ka bërë në Facebook në lidhje me grusht shtetin.

“Ministria duhet të sigurojë që do të ndërmerren hapat e nevojshëm në lidhje me këtë person në përputhje me ligjin”.

Në shënimin e  Ambasadës thuhet se komentet e njerëzve si Buzhala “do të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.”

Disa vende të Ballkanit janë përballur me presionin nga Ankaraja për të mbyllur shkollat private të lidhura me të Fethullah Gulen, i cili është i akuzuar nga Ankaraja për orkestrimin e 15 korrikut  përpjekje grushtit të shtetit.

Kosova thotë se deri më tani nuk ka marrë asnjë kërkesë të tillë nga Ankaraja citoi në media lokale Ministri i Arsimit Arsim Bajrami, si duke thënë se Kosova nuk kishte ndonjë thirrje që të mbyllen shkollat e Gylenit.

Buzhala tha se ai nuk kishte qenë i informuar për shënimin e ambasadës, ai thotë se shkrimin e kanë parë në një faqe të internetit duke kërkuar arrestimin e tij.

“Kjo tregon arrogancën e qeverisë turke drejt vendeve të vogla si Kosova, duke dashur për të nxitur jo vetëm paraqitjen ekonomike të tyre por edhe nënshtrimin politik dhe gjyqësor”, ka thënë Buzhala.

“Është e paimagjinueshme që një qeveri e huaj i bën një kërkesë të tillë për shkak të disa komenteve satirike.”

Në Bosnjë, ku shkollat e sponsorizuara nga Gulen që nga pas lufta e viteve 1990, Ambasadori i turk  Cihad Erginay bëri thirrje zyrtarëve dhe prindërve që mos ti dërgojnë fëmijët e tyre nëpër këto shkolla sepse siç i quan ai si “organizata terroriste”, zyrtarët boshnjakë nuk kanë reaguar ende.

Presidenti turk Tayyip Erdogan ka kërkuar që shkollat Gylenit të mbyllen, kur ai vizitoi Sarajevën vitin e kaluar. /Insadjeri.com

Turqia kërkon arrestimin e Berat Buzhalës

Ambasada e Turqisë në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë masa ndaj një gazetari që bëri komente satirike në Facebook rreth grusht shtetit, ka bërë të ditur Reuters të martën përmes një dokumenti.

Bëhet fjalë për gazetarin Berat Buzhala që bëri komente satirike në lidhje me grusht shtetin që ndodhi me 15 korrik në Turqi.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët po kalojnë pushimet e tyre në Turqi që të bëhen pjesë e ushtrisë”, ka thënë Buzhala në një shkrim të tij në facebook./Insajderi.com

aaaaaa