Ushtria Zvicrane në Kosovë deri me 2020 – por me numër më të vogël

Ushtria Zvicrane në Kosovë deri me 2020 – por me numër më të vogël

Kabineti zviceran të enjten ka njoftuar se ka ulur numrin e ushtarëve të kontigjentit të Kforit zviceran të njohur si “Swisscoy”, i cili ka qenë në kuadër të forcës shumëkombëshe në Kosovë që nga viti 1999.

Vendimi i kabinetit do të reduktojë deri në 190 ushtarë, nga niveli i tanishëm prej 235 ushtarëve, gjatë disa viteve të ardhshme.

Gjithashtu mandati i “Swisscoy” është vazhduar deri në fund të vitit 2020, ndërsa kabineti ka thënë se “rezervon të drejtën” për të rritur numrin e trupave përsëri nëse është e nevojshme për mirëmbajtjen afatshkurtër apo për sigurinë në rast të ndonjë kërcënimi në rritje, shkruan portali zviceran swissinfo.ch.

“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe në Kosovë është i domosdoshëm për sigurinë e Zvicrës”, ka thënë  qeveria në një deklaratë. /Insajderi.com