Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i njohur për aferën “Dosja e Shefave” që ka publikuar Insajderi, sonte po feston martesën e djalit, Ngadhnjimit.
Edhe Ngadhnjimi është i njohur për publikun pasi me vëllanë tjetër të tij kishin sulmuar një polic gjatë një ndalese të bërë në trafik.
E në këëtë dasmë, nuk kanë munguar, lideri i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj të cilët në tavolonë kanë qenë të ftuar dhe janë ulur pranë njëri-tjetrit.
Në një fotografi të publikuar në Instagram nga Jetmir Agaj, shihet se dy liderët tani partnerë të koalicionit janë në një tavolinë.
Grabovci nuk ishte përfshirë në listën e kandidatëve për deputet në listën e PAN e as nuk ishte përfshirë në debatet zgjedhore për të folur në emër të PDK-së.
Dasma e djalit të politikanit të njohur nga radhët e PDK-së, po mbahet në “Emerald” dhe të pranishëm në këtë natë dasmë janë edhe fytyra të njohura të skenës politike si: Sami Lushtaku e Hajredin Kuçi./Insajderi.com