Veseli për rrëzimin e Qeverisë: Kur e kam filluar, edhe e kam kryer

Veseli për rrëzimin e Qeverisë: Kur e kam filluar, edhe e kam kryer

Ka vazhduar përplasja mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Veseli u është përgjigjur akuzave të Haxhiut se qeveria nuk po ka guxim të matet në Kuvend me votat e deputetëve me votë besim.

“Qeveria duhet të matet në Kuvendin e Kosovës, pra me votëbesim dhe këtë nuk keni guxim ta bëni. Sa herë i kemi kërkuar kryeministrit Haradinaj – ose të dorëhiqet, ose të votëbesohet”, ka thënë Haxhiu.

Por Veseli ia ka kujtuar asaj kohën kur e ka rrëzuar qeverinë Mustafa, pjesë e të cilës ishte edhe partia e tij, PDK.

“A kam guxim apo jo, e kam treguar – kur e kam nis edhe e kam kry me 78 vota. Niseni ju, e keni kallaj m’i kry, shikojeni a po mund ta kryeni edhe kaq”, i është përgjigjur Veseli./Insajderi.com