Veseli: Qeveria e Mustafës nuk ka punuar sa duhet

Veseli: Qeveria e Mustafës nuk ka punuar sa duhet

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e PDK-së në Mitrovicë, para të cilave ka deklaruar se kjo është një periudhë vendimtare për vendin dhe jashtëzakonisht e rëndësishme për Partinë Demokratike të Kosovës.

Veseli ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë pasur besim tek qeveria që udhëheqë kryeministri në largim, Isa Mustafa.

“Sot, ne i shikojmë qytetarët e Kosovës dhe e kuptojmë fare qartë se ata kanë besuar se kjo qeveri, nën udhëheqjen e Isa Mustafës, nuk ka punuar sa duhet për ata. Qytetarët e Kosovës kërkuan zhvillim më të shpejt ekonomik. Ata kërkuan integrim të plotë në Bashkimin Evropian. Ata kërkuan një ushtri që do të mund të mbronte qytetarët e Kosovës dhe të ishte një forcë për stabilitetin në rajon”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se PDK-ja ka guxim për të udhëhequr Kosovën. /Insajderi.com