VV thotë se të gjithë qytetarët do t’i bëjë me banim të përhershëm

VV thotë se të gjithë qytetarët do t’i bëjë me banim të përhershëm

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, po ashtu kandidatja për deputete, Nazlie Bala, prezantoi disa nga 40 prioritet e VV-së, në një tubim me qytetarë në Artanë.

Bala ka thënë se Vetëvendosje do t’u ofrojë të gjithë qytetarëve të Kosovës banim të përhershëm, raporton Insajderi.

“Ne synojmë që permes programit 40 pikësh, t’i ofrojmë secilt qytetar vendbanim të përhershëm, duke i ndërtuar 4000 banesa. Do i ofrojmë secilit student shkollim falas, shujtë ushqimi për secilin nxënës në krejt Kosovën, dhe stimulim financiar nga dhjetë euro në muaj për secilin femijë nen moshen 15 vjeç”, tha Nazlie Bala.

E në fjalën përmbyllëse, kryetari i VV-së, Visar Ymeri tha se pushteti ka synuar që ta lodhë qytetarin nga papunësia, e jo nga puna, si dhe përmblodhi 40 masat ndërhyrëse e kujtoi fitoret e opozitës përkundër skepticizmit të kohës. /Insajderi.com