Xhemajlaj i NISMA-s: Do të fitoj pa balotazh

Kandidati i NISMA-s për Kosovën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka thënë se ka fituar zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme në komunën e Drenasit.

Xhemajlaj i NISMA-s: Do të fitoj pa balotazh

Në një intervistë me Klan Kosovën, Xhemajlaj ka thënë se ai e ka ditur se do të fitojë që para një jave. Këtë siguri ai thotë se e ka marrë nga qytetarët e Drenasit.

“Unë mendoj se do të fitoj, dhe kësaj radhe do të përfundojë procesi pa balotazh”, ka thënë Xhemajli.

Ai ka thënë se procesi i zgjedhjeve ka kaluar mirë, paçka se janë raportuar disa parregullsi.

“Krahasuar me herat e tjera, procesi ka shkuar diçka më mirë, pavarësisht se ka pasur diçka parregullsi. Ka pasur disa arrestime të vëzhguesve tanë dhe ndalja e energjisë elektrike është një tjetër parregullsi”, ka thënë ai.

Rreth orës 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në Drenas, derisa nga çasti në çast pritet të fillojë numërimi i votave. /Insajderi.com