fbpx

Ҫfarë thoshte Arben Gashi për incidentin me Xhavit Halitin?

Ҫfarë thoshte Arben Gashi për incidentin me Xhavit Halitin?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nuk i kishte mbetur hatri shumë kur nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti e kishte goditur me bërryl në njërën nga seancat e Kuvendit.

Ai ishte shprehur se i vije më shumë keq që qytetarët e Kosovës kishin dëgjuar gjuhën e përdorur nga të dy ata. Teksa kishte shtuar se Haliti duhet të jetë i vet-dijshëm për vendin se ku ulet në Kuvend.

“Më vjen keq që qytetarët e Kosovës janë përballë me këtë lloj gjuhe, që kanë dëgju këtë lloj gjuhe nga ana ime. Ndërsa për kryesuesin e seancës mendoj se ai duhet të mendojë thellë se çka do me bo kur të ulet në krye të Kuvendit”, kishte thënë Gashi, shkruan Insajderi.

Ndërkohë, sot për të njëjtin rastin Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për nënkryetarin, Xahvit Haliti. Vepra penale e “sulmit”, me të cilën akuzohet Haliti, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës parasheh një dënim me gjobë ose me burgim deri në tri vite.

Ndryshe, neni 493 i Kodit të Procedurës Penale, mundëson që për veprat penale të dënueshme deri në tri vite burgim, të shqiptohet dënimi, pa pasur nevojë të mbahet shqyrtim gjyqësor./Insajderi.com