
Aktivisiti i çështjes kombëtare dhe biznesmeni Nexhmedin Muqiqi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu ka njoftuar në Facebook, kryetari i PDK-së Kadri Veseli.
Njoftimi i Veselit
Nexhmedin Muqiqi është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është aktivist i hershëm i çështjes kombëtare dhe biznesmen i suksesshëm.
Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të punojë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë dhe kontributi i Nexhmedinit si aktivist dhe i çdo qytetari është i mirëseardhur!