Premtimi i Shpend Ahmetit për rregullimin e parkingjeve

Premtimi i Shpend Ahmetit për rregullimin e parkingjeve

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka premtuar se gjatë mandatit të Prishtinës do t’ia shtojnë parkingjet, me ç’rast do të arrijnë të sigurojnë vende për parkimin e mijëra veturave, ndërsa pagesa e parkingut do tw bëhet me SMS.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Rregullimi i parkingjeve në Prishtinë

Gjatë mandatit të dytë, Prishtinës do t’ia shtojmë parkingjet, me ç’rast do të arrijmë të sigurojmë vende për parkimin e mijëra veturave. Kjo rregullohet përmes:

– Parkingut nëntokësor afër Fakultetit Filologjik – Parkingjeve të lagjeve – Parkingjeve në hapësira publike

Pagesa e parkingut bëhet me SMS, për kohë të caktuar, varësisht Zonës së parkimit.

Të gjitha këto hapësira që do t’iu shërbejnë qytetarëve tanë për parkim, do të menaxhohen nga Ndërmarrja Publike Komunale “Prishtina Parking”.