
Ekipi i avokatëve të ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kanë njoftuar se klienti i tyre tashmë ka arritur në Hagë, njofton Insajderi.
Siç njoftohet nga avokatët e tij, Veseli do të mund të ketë mundësinë të flaës me përfaqësuesit e tij ligjorë, nga të cilët është edhe Ben Emmerson, i cili mbështetet nga avokati Kujtim Kërveshi.
Tani sa procedurat ligjore janë duke u zhvilluar, nuk do të ketë deklarata të mëtejshme nga kjo zyrë. Siç tha z. Veseli në deklaratën e tij këtë mëngjes, tani ai është një qytetar privat dhe kërkon që ky status të respektohet”, thuhet tutje në deklaratën e avokatëve të Veselit.
Njoftim nga avokatët e z. Kadri Veseli!
(Verzioni në gjuhën angleze është verzioni zyrtar)
Ne, jemi informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara që pasi ai (z. Veseli) të ketë arritur në Hagë dhe të jetë proceduar, Z. Veseli, do të ketë një mundësi për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, Ben Emmerson QC, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi. Tani sa procedurat ligjore janë duke u zhvilluar, nuk do të ketë deklarata të mëtejshme nga kjo zyrë. Siç tha z. Veseli në deklaratën e tij këtë mëngjes, tani ai është një qytetar privat dhe kërkon që ky status të respektohet. Në këto rrethana, ne nuk jemi në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme (rreth gjendjes së tij) nga mediat në këtë kohë.
“We have been informed by the Specialist Prosecutor’s Office that after he has arrived in The Hague and been processed, Mr.Veseli will have an opportunity to speak to his legal representatives Ben Emmerson QC, who is supported in Kosovo by counsel Kujtim Kerveshi. Now that the legal proceedings are under way, there will be no further statements from this office. As he said in his statement this morning, Mr. Veseli is now a private citizen and asks that this status be respected. In those circumstances, we are unable to respond to further enquiries from the media at this time”. /Insajderi.com