Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka theksuar se një portal kryesor i vendit, JOQ u fshi nga faqja e dheut me një urdhër arbitrar të Edvin Kristaq Xhelatit, njëlloj si në Korenë e Veriut apo Iranin e Ajetullahve.
“Miq, një portal kryesor i vendit, JOQ u fshi nga faqja e dheut me një urdhër arbitrar të Edvin Kristaq Xhelatit, njëlloj si në Korenë e Veriut apo Iranin e Ajetullahve. Ky portal me dhjetra herë ka ndërmarrë sulme të padrejta, në vlerësimin tim edhe ndaj meje por përsëri ai ishte ndofta më i pavaruri i këtij vendi”, ka shkruar ai.