
Një shtëpi kolektive në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri në rrugën e Kristaleve në Trepçë të Mitrovicës.
Në atë shtëpi po banonin disa familje.
Policia e Kosovës ka treguar se njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime të lehta trupore, kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.