
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë një asociacion të komunave me shumicë që përmbajnë kompetenca ekzekutive.
Të martën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e konsideroi të rrezikshme hapjen e temës së asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Por, Hoti në një diskutim që është duke e zhvilluar me shoqërinë civile tha se me Serbinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje kreative, por vetëm njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.
Hoti gjatë këtij diskutimi vlerësoi shumë edhe marrëveshjen e Uashingtonit.
Kreu i ekzekutivit tha se në fund të shtatorit presin një vizitë të agjencive amerikane për nisjen e projekteve ekonomike. /Insajderi.com