​Hoti pas zhvillimeve me Specialen: Ta ruajmë stabilitetin e institucioneve

​Hoti pas zhvillimeve me Specialen: Ta ruajmë stabilitetin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se zhvillimet e fundit me Gjykatës Speciale e kanë vënë vendin edhe njëherë në sprovë, njofton Insajderi.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Hoti ka uruar që puna e instituticioneve të drejtësisë të udhëhiqet vetëm nga profesionalizmi, ndërsa zotohet se ekzekutivi do të punojë me përkushtim.

“Si shumë herë më parë, gjatë historisë sonë jemi përballur me sprova, kapërcimi i të cilave dëshmon pjekurinë tonë shtetërore. Zhvillimet e fundit si rezultat i konfirmimit të aktakuzave, ndaj një pjese të ish udhëheqësve të UÇK-së, në mesin e të cilëve edhe presidenti Hashim Thaçi, ish kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe Rexhep Selimi; të gjitha këto zhvillime e kanë vënë edhe njëherë shtetin në sprovë”, ka thënë ai.

Kryeministri ka përshëndetur sjelljen e tyre të përgjegjshme dhe sipas tij, gatishmërinë që ata patën për të bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Përshëndes qëndrimin dhe kulturën e tyre institucionale, e cila dëshmon edhe njëherë se Republika e Kosovës i beson drejtësisë dhe bashkëpunon me të pa asnjë hezitim. Duke uruar që puna e isntitucioneve të drejtësisë të udhëhiqet vetëm nga profesionalizimi, ne besojmë që mbarimi i këtij procesi do të ridëshmojë se lufta e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe e pastër”, është shprehur Hoti. /Insajderi.com