
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me diasporën shqiptare në Stuttgart të Gjermanisë, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, zhvillimin dhe integrimin pa asimilim të shqiptarëve jashtë atdheut.
Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se në takimin me ekspertët e fushave të ndryshme morën pjesë edhe ish-ministrat Besnik Bislimi, e Arben Vitia.
“Intelektualë, profesionistë dhe ndërmarrës shqiptarë në Gjermani japin një kontribut të përditshëm në shoqërinë gjermane dhe mbledhin përvoja të rëndësishme që mund e do të na shërbejnë për arritje e përparim në vendin tonë. Nga luftimi i pandemisë te sigurimet shëndetësore, nga siguria e investimeve te ligjet mbi financat, nga mësimi i shqipes te diplomacia kulturore, u trajtuan gjerë e gjatë. Ruajtja dhe kultivimi i vlerave tona kombëtare është obligim i yni i përbashkët. Në këto takime u konfirmua pesha dhe roli i mërgatës sonë”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.com
Në Stuttgart të Gjermanisë pata kënaqësinë të takoj shumë bashkatdhetarë tanë. I falenderova që i janë përgjigjur ftesës…
Gepostet von Albin Kurti am Sonntag, 6. September 2020