
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka dënuar fuqishëm arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të serbëve të Kosovës që punojnë në institucionet e Kosovës nga policia serbe dhe shërbimi intelegjent serb.
Ai ka shkruar se kjo është një përpjekje nga Beogradi për të frikësuar dhe kërcënuar serbët që punojnë në institucionet e Kosovës dhe që duan një jetë më të mirë për komunitetin serb në Kosovë.
” Ne do të mbrojmë çdo qytetar të Kosovës dhe do t’i kundërvihemi kesaj fushata të Beogradit. Unë i bëj thirrje Bashkimit Evropian të reagojë dhe të ndërhyjë për t’i dhënë fund kësaj kampanje të prabambetur. Kjo është një shkelje e marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë dhe shkon kundër parimit kyç të procesit të integrimit evropian për lirinë e lëvizjes. Ne do të zbatojmë masa kundër Serbisë. Kjo do të zbatohet derisa Beogradi të kthjellët dhe të veprojë si një vend i civilizuar.” – ka shkruar Pacolli.