​Policia jep detajet nga aksioni i bastisjes në Prishtinë

​Policia jep detajet nga aksioni i bastisjes në Prishtinë

Policia e Kosovës ka zhvilluar sonte një aksion të gjerë bastisjesh në disa lokale në rrugën “Eçrem Qabej” në Prishtinë, ku në stacionin policor janë shoqëruar 16 persona, ndërsa janë iniciuar 11 raste, ka njoftuar përmes një kumtese policia .

Në kumtesë thuhet:

Më datë 23.01.2019, nga ora 20:00, Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur nga njësitet tjera të specializuara policore ka realizuar një plan operacional në funksion të zbatimit të ligjit dhe identifikimit të personave të dyshuar të involvuar në veprimtari të kundërligjshme. Kontrolli dhe bastisja është realizuar në disa lokacione afër rr. Eqrem Çabej në Prishtinë, dhe për objektiv ka qenë parandalimi i veprave penale si dhe identifikimi personave që janë të involvuar në veprime të kundërligjshme, ku përfshihen: posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, armëve etj.

Gjatë operacionit policor i cili është realizuar me urdhëresë te organeve të drejtësisë ka rezultuar si në vijim:

Janë bastisur 10 lokacione

Janë shoqëruar në stacion policor 16 persona

Janë iniciuar 11 raste

Në 6 lokacione është gjetur substancë e dyshuar narkotike

Janë konfiskuar 6 thika, një shufër dhe një boks hekuri.

Inspeksioni kompetent ka marrë vendim për mbylljen e tri lokaleve.

Operacione të tilla do të jenë të vazhdueshme nga Policia në mënyrë që të krijohet një ambiente më i sigurt për të gjithë.