fbpx

​Rikthehen temperaturat e ftohta

​Rikthehen temperaturat e ftohta

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë, temperaturat minimale do të arrijnë deri në -3 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore. Reshjet do të jenë më të theksuara në Dukagjin, por edhe në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë reshje. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull, ku shpejtësia maksimale nëpër disa zona mund të arrijë deri 17m/s”, njofton IHMK.