Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, në përvjetorin e 22-të të saj, njofton Insajderi.
Me këtë rast, aika ritheksuar domosdoshmërinë për të vënë drejtësinë në vend.
“Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, kujtojmë viktimat dhe pohojmë domosdoshmërinë e drejtësisë dhe pajtimit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Orlando në Twitter.
Kujtojmë se sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.
Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur./Insajderi.com