Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Merdare, pasi ka tentuar t’i korruptojë zyrtarët policorë, njofton Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, i cili ka thënë se Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se u ka ofruar para si ryshfet zyrtarëve policor kufitar të PK-së, për të përfituar shërbime më të shpejta në kufirin e Republikës së Kosovës, por i njëjti është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
“Si institucion kredibil dhe i besueshëm për qytetarët, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj vazhdon dhe do të vazhdoj realizimin e detyrave në mënyrë sa më profesionale në funksion të garantimit të sigurisë dhe forcimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës”, ka thënë tutje Hoxha. /Insajderi.com