
Deputeti i partisë më të madhe opozitare në vend, Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, po vlerëson se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është i paaftë intelektualisht, njofton Insajderi.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit ku Hoti po raporton për dialogun me Serbinë, deputeti opozitar tha se nëse dëshmohet kjo, marrëveshja e Uashingtonit bëhet jovalide.
“Mendoj që është shumë i paaftë intelektualisht pasi s’po du me vu në dyshim lojalitetin e tij. Po më duket shumë e rëndë, por nëse dëshmohet se është i paaftë intelektualisht na pshton edhe neve. Pasi edhe marrëveshja është jo valide”, tha ai. /Insajderi.com