Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka udhëzuar menaxhmentin t’i fillojë menjëherë procedurat e nevojshme ligjore dhe administrative për testimin e të gjithë stafit të korporatës me testim serologjik, si dhe për këtë ka ndarë edhe mjetet e nevojshme financiare, njofton Insajderi.
Sipas një komunikate të KEK-ut, bordi i përkohshëm gjithashtu ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e performancës gjashtë mujore dhe atë të pasqyrave financiare në korporatë deri më 30.06.2020.
“Për më tepër, Bordi i përkohshëm ka kërkuar mobilizim shtesë të menaxhmantit në adresimin e gjetjeve të auditorit të jashtëm dhe atij të brendshëm, gjithnjë në funksion të përmirësimit të përformancës operative e financiare dhe në instalimin e kontrolleve të mirëfillta të brendshme. Në fund, Bordi përkohshëm ka inkurajuar menaxhmentin që të vazhdojë përgatitjet për jetësimin e një studimi të mirëfilltë të fizibiliteit për Termocentrlin Kosova A dhe hartimin e një strategjie zhvillimore të korporatës”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com