​Çerkezi komenton akuzat ndaj dhëndrit të Tërnavës për keqpërdorim seksual të nxënëseve

​Çerkezi komenton akuzat ndaj dhëndrit të Tërnavës për keqpërdorim seksual të nxënëseve

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, ka folur për akuzat e bëra nga teologu Emin Behrami, ndaj Bahri Simnicës, dhëndër i kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, për gjoja keqpërdorim seksual të nxënëseve në medresenë “Alaudin”.

Çerkezi ka vlerësuar në emisionin “Pressing”, në T7, se mund të mos jenë të vërteta pohimet e Behramit, duke theksuar se ato po bëhen në prag të zgjedhjeve në BIK.

“Është kohë fushate, akuzat mund të jenë inskenime”, ka thënë Çerkezi.

Ai ka shtuar se me këto akuza “duhet të merren organet e drejtësisë”.

Çërkezi ka thënë se Xhamia nuk i takon vetëm një myftiu, sikur Naim Tërnava, por ju takon krejt qytetarëve të Kosovës

“Xhamia nuk i takon vetëm një myftiu, sikur Naim Tërnava, por ju takon krejt qytetarëve të Kosovës, dhe është koha që të kemi një Xhami të madhe për të gjithë ata që e frekuentojnë”, ka thënë ai.