​Dogana kap rreth 5 ton duhan të kontrabanduar

​Dogana kap rreth 5 ton duhan të kontrabanduar

Njësitë e Doganës kanë realizuar një operacion gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës se mallrave përmes rrugëve ilegale kane kryer një Operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative.

Me ketë rast është arritur të identifikohet dhe ndalohet një kamion i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara (Duhan i Papërpunuar) në sasi prej pesë mijë kilogramëve.

“Vlera e këtij malli është 13 mijë Euro dhe shmangiet në vlerë prej tre mijë e 784 Euro, mirëpo në rast se ky mall do te arrinte të kontrabandohej në territorin e Republikës së Kosovës dhe te përpunohej shmangiet nga detyrimet Doganore do të ishin rreth 210 mijë e mijë Euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovice dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është duke u intervistuar./Insajderi.com