Cakaj i thotë Kurtit se duhet të takohen më shpesh

Cakaj i thotë Kurtit se duhet të takohen më shpesh

Diplomatin shqiptar, Genc Cakaj që po qëndron në Kosovë gjatë ditës sotme e ka pritur në takim edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shefi i ekzekutivit takimin me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, e ka mbajtur të mbyllur dhe pa praninë e mediave.

Këto të fundit u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Përveç Kurtit, ministri Cakaj është pritur gjatë ditës në takim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe homologun e tij, Glauk Konjufca.