​Kuvendi i Maqedonisë nesër debat për mandatin e Gruevskit

​Kuvendi i Maqedonisë nesër debat për mandatin e Gruevskit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka dorëzuar deri te kryetari i Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit kërkesën e dërguar nga gjykata për marrjen e mandatit të deputetit dhe ish kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Komisioni duhet të vendos se a do të jetë i padenjë deputeti Gruevski për të kryer funksionin e deputetit pas vendimit për dënimin me burg prej 2 vjetësh për blerjen e mercedesit luksoz

Kryetari i Komisionit, Pavlle Bogoevski, ka konfirmuar se kërkesa është dorëzuar deri tek ai dhe njoftoi se seanca në të cilën do të shqyrtohet kjo kërkesë duhet të caktohet për 15 ditë.