​Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi është i lidhur me të ardhmen e tyre evropiane

​Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi është i lidhur me të ardhmen e tyre evropiane

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për negociatat Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi është qartë i lidhur me të ardhmen europiane të këtyre dy vendeve, njofton Insajderi.

Ai thotë se ka mirëpritur rastin që t’i adresohet sot ministrave të Jashtëm të BE-së, lidhur me rrjedhën e dialogut.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Mirëpres interesimin e sinqertë dhe mbështetjen e fuqishme të ministrave të Jashtëm të BE-së. Diskutimet e sotme konfirmuan se dialogu është qartë i ndërlidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak pas takimit. /Insajderi.com